Komisioni  Hetimor Parlamentar për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të parë. Kryetari i Komisionit hetimor Ulsi Manja deklaroi se qëllimi kryesor i tij është shkarkimi i Metës. Manja tha se komisioni do të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës  lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore. Deputeti socialist Bashkim Fino, anëtari komisionit hetimor deklaroi gjatë mbledhjes se ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenciale pa asnjë fuqi ligjore. Paralelisht me nisjen e punës së Komisionit Hetimor, presidenti shqiptar Ilir Meta bëri me dije insistimin e tij se vetëm mbajtja e tre palë zgjedhjeve zgjidh përfundimisht krizën politike. Meta ka thënë se ilaçi më i mirë për të nxjerrë vendin nga konfliktualiteti politik është propozimi i tij për mbajtjen e tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...