Pasi morën mandatin nga KQZ si pasojë e vakancave të krijuara pas dorëzimit të mandatit nga deputetët e PD dhe LSI, sot në Kuvend janë betuar 12 deputetë, përfshirë edhe ata nga Partia Socialiste.

Nga lista e Partisë Demokratike janë betuar Selami Jenisheri, Besnik Troplini, Krenar Rryçi, Kostaq Papa dhe Halit Valteri.

Nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë betuar Suzana Topi, Vasil Strejovski dhe Edmond Stojku.

Gjithashtu pas vakancave të krijuara prej dorëheqjes së disa deputetëve të PS pasi kandidojnë si kryetarë bashkie, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit, 4 kandidatëve nga listat shumë emërore të PS.

Kështu sot në Kuvend u betua Eljo Hysko, Adriana Jaku, Florenc Spaho dhe Ardit Konomi.

Pas betimeve të sotme numri i deputetëve në Kuvend shkon në 121.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...