Moti i keq që pothuajse shkatërroi gjithçka për rreth, njerëzit dhe nënat me fëmijët e tyre në krah kanë kërkuar ndihmë duke kërkuar vend për tu fshehur.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Greqi ka njoftuar se nuk ka shtetas maqedonas të vdekur në katastrofën e mbrëmshme në Halkidiki. Megjithatë problemi ishte edhe më i madh pasi ishte ndërprerë rryma elektrike dhe lidhjet telefonike.

Ajo që tashmë është bërë e ditur se deri tani është raportuar për shtatë persona të vdekur, midis të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar rëndë gjatë motit të keq që kaploi mbrëmë Halkdikin në Greqi.

Sipas informacioneve të para, kanë vdekur dy turistë të Çekisë, një grua, një fëmijë 8 vjeçar nga Romania dhe një burrë me një fëmijë nga Rusia.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...