Euro-deputeti për zgjerim Johanes Han ka përjetuar një situatë të pakëndshme në Vjenë kur një çiklist fillimisht është përplasur me të, ndërsa më pastaj çiklisti i frustruar është kërcënuar se do ta godasë me shuplakë.

Incidenti ka ndodhur përskaj Katedrales Shtefandson, kur një çiklist me shpejtësi të madhe është përplasur me një grup njerëzish që po kalonin rrugën midis të cilëve kishte qenë edhe vetë Johannes Hahn dhe partnerja e tij Suzane Ris Paser.

Han ka thënë se çiklisti ka qenë me shpejtësi së paku 50km/h, për këtë shkak i njëjti e ka shtyre dhe i ka thënë se nuk guxon të ngasë biçikletën aty pasi që ishte e ndaluar.

Pas këtij momenti ka eskaluar situata dhe çiklistë është kërcënuar se do ta godasë me  shuplaka euro-deputetin Johanes Han.

Han ka sqaruar se është mbrojtur me duar me qëllim që të evitojë sulmin e çiklistit të frustruar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...