Si pasojë e shpërthimit të një depoje të madhe armësh në Kazakistan, raportohet se një qytet i tërë është detyruar të evakuohet.

Ngjarja ndodhi në jug të Kazakistanit, ku janë evakuuar rreh 40.000 banorë dhe sipas medieve raportohet edhe për të plagosur.

“Paniku përfshiu qytetin e Arys pas zjarrit që u shoqërua me shpërthimin e qindra municioneve të magazinuara në depo”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kazakistan.

Përdoruesit e rrjeteve sociale publikuan pamje ku shfaqen qytetarët duke u larguar nga zona, ku automjete të posaçme janë vënë në dispozicion.

Sipas ekspertëve, shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...