Një pjesë e madhe e punëdhënësve e shpërdorin marrëveshjen kolektive në pjesën e pagesës së regresit vjetor për pushim vjetor, i njohur si K-15, akuzon Organizata e Punëdhënësve. Një pjesë e pronarëve janë përpjekur të shmangnin pagimin e K-15 duke i detyruar punëtorët të nënshkruajnë se pajtohen të marrin shumë të zvogëluar. Ajo që nuk është e saktësuar, se çfarë do të thotë “vështirësi ekonomike” e kompanisë dhe cila është shuma minimale e pagesës, i lejon punëdhënësit të paguajnë vetëm 100 denarë punonjësit, për K-15.

Punëdhënësi nuk mund me vendim të tij të caktojë një përfaqësues të punëtorëve, dhe të lidhë një kontratë për pagesën e një shume më të ulët të K-15. Atje ku ka sindikatë dihet kjo, sindikata konsultohet me sindikatën e degës, por aty ku nuk ka sindikatë duhet të ketë një takim me të gjithë punëtorët, që do të jetë publik dhe transparent dhe do të zgjedhin shumën me procesverbal, jo me vendim të punëdhënësit. “-tha Angel Dimitrov, Organizata e punëdhënësve.

Tani për tani për pagesën e regresit vjetor kanë vetëm punëdhënësit nga sektori privat. Por, nga SPOGJ-i, për Alsat thonë se janë shumë afër marrëveshjes me pushtetin për K-15 edhe për të punësuarit në administratë. Bëhet fjalë për rreth 12 mijë punonjës.

Kërkesa jonë është njëjtë si në sektorin privat, nuk do të jetë ngarkesë e madhe duke pasur parasysh që regresi do të jetë 40% nga paga mesatare në Maqedoni”-tha Pero Grujovski, kryetar i SPOGJ-it.

Sipas marrëveshjes kolektive, punëdhënësit kanë për obligim të paguajnë 40% nga paga mesatare neto ose këtë vit minimum është 9.600 ndërsa maksimum 14 mijë denarë. Kompetentët bëjnë thirrje që punonjësit të inkurajohen dhe t’i paraqesin pronarët që do t’u kërkojnë t’i kthejnë paratë. Ndërsa ata që nuk do të lëshojnë K-15 do të përballen me gjobë prej 4000 denarësh, ndërsa parashihet edhe dënim me burg prej një viti.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...