Banka Shparkase Maqedoni promovoi projektin e ri “Hap pas hapi”. Projekti i cili u promovua me rastin e 10 vjetorit të hapjes së bankës në Maqedoni parashikon kreditimin e bizneseve të reja dhe të vogla inovative. Projekti realizohet në bashkëpunimin me Fondin Financiar Evropian si dhe programin e Komisionit Evropian për punësim dhe inovacione. Përveç mbështetjes financiare ndërmarrjeve do të ju sigurohet edhe edukim mbi hartimin e planeve për biznes. Projekti “Hap pas Hapi” përfshin të gjitha fazat nga ideja deri në finalizimin.

Ky është kontribut i Sparkase bankës Maqedoni bashkë me programin e Komisionit Evropian për punësime dhe inovacione për targetimin e një segmenti të tregut maqedonas, popullatës së re e cila ka ide të reja dhe të mira me qëllim që të rritet niveli i punësimit tek populli, të rritet standardi jetësor, dhe të arrihen kushte më të mira për punë”- tha Gligor Bishev- kryetar i bordit drejtues të Sparkase Banka Maqedoni.

Komisioni Evropian e njeh problematikën e ndërmarrjeve të vogla dhe me qëllim që të punohet me këtë problematikë ka formuar një trup të quajtur Fondi financiar evropian. Ky është fond i cili ofron mbështetje financiare. Dhe më vjen mirë që do të përkrahim programin e Sparkase bankës Hap pas hapi”- theksoi Janmat Frejk- nga Delegacion i Bashkimit Evropian.

Alsat-M

 

Shpërndaj me