Shparkase Bank organizoi forumin e shtatë të investimeve, ku morën pjesë një numër i madh i analistëve dhe ekspertëve nga sektori financiar vendor. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të ekonomisë botërore dhe evropiane, investitorët do të duhet të përgatiten në planin afatgjatë për të pranuar norma më të ulëta të interesit dhe të ardhura më të ulëta, tha Gligor Bishev, kryetari i bordit të drejtorëve të Shparkase Bank.

“Lajmi i mirë është që normat e interesit po bien edhe në Republikën e Maqedonisë, historikisht janë në nivelin më të ulët, obligacionet shtetërore, afati kohor po rritet dhe ndryshe nga ekonomia botërore, ku ngadalësohet veprimtaria ekonomike, në Republikën e Maqedonisë aktiviteti ekonomik po përshpejtohet. Nga ky këndvështrim, të gjitha këto lëvizje do të diskutohen sot, në mënyrë që të dërgojnë mesazhe të përshtatshme për investitorët- deklaroi GLIGOR BISHEV – PRESIDENT I BORDIT DREJTUES I “SHPARKASE BANK MAQEDONI”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...