Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampinëve, aty 8 skuadra kanë mësuar përballjet e tyre. Në katër përballjet e çerekfinales, dallohet derbi sfida në Mançester, ku Junajtedi sfidon Barcelonën, ndërsa Ronaldo me Juventusin do të takohet me Ajaksin. Këtu është sfida e skuadrave angleze, në mes Totenhamit dhe Mançester Sitit, ndërsa Liverpuli në terrenin vendas do të përballet me Porton. U mësuan edhe dyshet e gjysmëfinales, ku do të përballet fituesi mes sfidës Totenham-Mançester Siti me skuadrën fituese të çiftit Ajaksi-Juventusi. Në dyshen tjetër të gjysmëfianles, fituesi i përballjes Barcelona-Mançester, do jetë ekipi pritës mes fituesit të sfidës Liverpull-Porto. Sfidat e parë të çerekfinales do të zhvillohen 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet kthyese janë më 16 dhe 17 prill.

Ajax – Juventus (9 dhe 16 prill)

Liverpool – Porto (9 dhe 16 prill)

Tottenham – Manchester City (10 dhe 17 prill)

Manchester United – Barcelona (10 dhe 17 prill)

Poashtu në Nion u mësuan edhe përballjet e çerekfinales në Ligën Evropa, ku 8 skuadra luftojnë për të sigurauar pjesëmarrjen në finalen e madhe të 29 majit në Baku të Azerbajxhanit. Përballja derbi do të zhvillohet në mes Arsenalit, ku luajnë Mustafi dhe Xhaka dhe Napolit të Elseid Hysajt. Në sfidën spanjolle takohen Valencia dhe Vilareali, Benfika përballet me Aintraht Frankfurtin, ndërsa Çellsi ka detyrën më të lehtë , kur sfidon Sllavia Pragën.

Arsenal – Napoli

Villarreal – Valencia

Benfica – Eintracht Frankfurt

Slavia Praha – Chelsea

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 11 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më pas, më 18 prill.

Loading...

Shpërndaj me