Shorti në turneu Masters “Australian Open” ishte në anën e Rafael Nadallit, i cili është në njërën anë të shortit, ndërsa në anën tjetër do të jenë Rozher Federer dhe Novak Gjokoviç. Tenisti spanjoll nis turneun ndaj Ugo Delienit nga Bolivia, ndërsa në rrugë deri te finalja mund të takohet me Nik Kirjosin, Dominik Tiemin, Danil Medvedevin, Stan Vavrinkën dhe Aleksandar Zverevin.  Ndërkohë Stiv Xhonson nga SHBA do të jetë kundërshtari i parë i Rozher Federerit. Zvicerani deri te gjysmëfinalja eventuale me Gjokoviçn mund të sfidohet nga Mateo Beretini, Grigor Dimitrov dhe Denis Shapovallov. Tenisti serb, Novak Gjokoviç, do të nis me Jan Lenard Shturg nga Gjermania dhe pastaj të përballet me Stefanos Cicipas ose Roberto Bautista Agut. Sfidat në turneun në Melburn do të nisin më 20 janar , ndërsa do të mbyllen më 2 shkurt.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...