Në selin e Federatës së Futbollit, sot u hodh shorti për ndeshjet e çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futsalë. Në këtë fazë, të garave do të përballen dy skuadrat që luftojnë edhe për titullin kampion në futsall në Maqedoni. Skuadra e Proekt Ciko do të sfidojë kampionin aktual dhe mbrojtësin e titullit në Kupën e Maqedonisë, skuadrën e Futsall Shkupit, në një përballje që do të zhvillohet në Vallandovë. Në sfidat e tjera, Fustal Karadaku do të përballet me Kratovën në transfertë, ndërsa skuadra e Zhelezarecit do të takohet me Crna Rekën. Dyshen e fundit të çerekfinales e përbëjnë Kegi Mob Veles dhe Klimi. Ndeshjet e çerekfinales do të zhvillohet më 9 dhe 10 mars.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...