Partizani ka buzëqeshur në shortin që u hodh sot në Nion të Zvicrës në lidhje me turin e dytë të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë do të kenë një ndeshje më të lehtë në letër nëse arrijnë të kalojnë Karabakun duke qenë se do të luajë me fituesin e çiftit Dundalk-Riga. Të kuqtë shpresojnë që të kalojnë Karabakun dhe më e lehtë do të ishte nëse edhe Riga arrin të kalojë irlandezët e Dundalk. Ndërkohë nëse Feronikeli i Zekirja Ramadanit arrin të fitojë në fazën paraeliminatore, përballë do të ketë Nju Saintsin në turin e parë, ndërkohë që më pas është Kopenhagën, si kundërshtari i radhës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...