Propozim ligji për shlyerjen e borxheve të vjetra të qytetarëve mori dritë jeshile nga komisioni parlamentar, dhe do të jetë në rend dite në një seancë plenare. Ligji parashikon shlyerje të normës së interesit, të borxheve të qytetarëve, që i detyrohen shtetit dhe ndërmarrjeve publike, në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2017. Për më tepër, Ligji parashikon riprogramimin e borxhit kryesor, që mund të paguhet deri në 36 këste. Nga gjithsej 19 amendamente të dorëzuara, u pranuan vetëm dy, të cilat parashikojnë shlyerje të kamatëvonesës për shpenzimet gjyqësore, të noterëve dhe të përmbaruesve. VMRO-DPMNE kërkoi që shlyerja të ishte e vlefshme vetëm për kategoritë e cenueshme sociale, dhe jo për të gjithë qytetarët, por ky amendament nuk u pranua.

Obligimi i shtetit është të kujdeset për kategoritë e rrezikuara sociale, për këtë edhe amendamentin e propozojmë, neni 3 paragrafi 3, në vend që të gjithë shtetasit e RM t’i shfrytëzojnë këto volitshmëri, t’i shfrytëzojnë vetëm qytetarët me të ardhura të ulëta gjegjësisht siç përmendet, ata që kanë të ardhura mujore jo më të larta se paga minimale me ligj”-tha Dragan Cuklev- VMRO DPMNE.

Nëse e keni parë mirë tekstin e ligjit neni 1 këtu klasifikimi nuk është sipas llojit të qytetarëve ose sipas të ardhurave, por sipas lëndës, bëhet fjalë për lëndë të vjetra ekzekutive që janë transferuar dhe shumica e tyre janë nga viti 2011 dhe transferohen nga noterët dhe përmbaruesit”-pohoi Oliver Ristovski – zv/ministër i drejtësisë.

Për propozim-ligjin që ka të bëjë me shlyerjen e normave të interesit për ndërmarrjet në pronësi publike filloi seanca e amendamenteve, por për të opozita ka dorëzuar më shumë se 3.100 amendamente. Aktualisht në vend ka më shumë se 80,000 qytetarë dhe rreth 40,000 kompani me llogari të bllokuara.

Andrea Cobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...