Pas tre ditësh, përdoruesit e energjisë termike nga ngrohtorja Shkup-veri, sot në orën 17 do të marrin ngrohje qendrore. Informacioni te i cili erdhi Alsat thotë se Ngrohtorja ka arritur të sigurojë gaz për vetëm deri në fund të vitit. Për periudhën e mbetur të këtij sezoni të ngrohjes nuk dihet se si përdoruesit do t’i ngrohin shtëpitë e tyre. Paratë që ishin pengesë e punës për ngrohtoren këto ditë janë siguruar dhe nesër pritet të transferohen në llogarinë e Makpetrol Prom Gas, thonë nga Shkup-Veri.

Nga Ngrohtorja kanë kërkuar edhe intervenim nga Komisioni Rregullator për Energjetikë që sot “Makpetrol Prom Gas” t’u dërgojë gaz që qytetarët të mos kalojnë edhe një natë pa ngrohje. Përveç objekteve banesore, Ngrohtorja shërben disa çerdhe dhe shkolla fillore që dje dhe sot nuk kanë punuar për shkak të këtij problemi. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot fare as nuk e dinte se tre institucionet shëndetësore me ditë të tëra nuk kanë ngrohje.

Nuk ka arritur informacioni i tillë deri tek unë. Gjatë ditës do ta verifikoj informacionin dhe do të ndërmarr diçka”. – Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë

Në këtë sezon ngrohtorja Shkup – Veri disa herë nuk është në gjendje të shpërndajë energji për ngrohje pasi nuk ka para për blerjen e gazit. Komisioni Rregullator i Energjetikës në këtë rast nuk mund të reagojë pasi bëhet fjalë për kontratë të lidhur në tregun e lirë për garanci bankare mes Ngrohtores Shkup-Veri dhe furnizuesit me gaz Makpetrol Prom Gaz. Problemi kryesor është se ngrohtorja është në borxhe të mëdha dhe nuk mund të punojë me likuiditet.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me