Ambasada e SHBA-së në Shkup, përkujtoi viktimat e sulmit terrorisit të 11 shtatorit 2001, ku e humbën jetën rreth 3 000 persona. Tradicionalisht edhe sot, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë dhe Institutin për Mjekësi Transfuzioni, në hapësirat e Ambasadës u organizua dhurimi vullnetar i gjakut. Ambasadorja Maria Bërns deklaroi se ndjehet krenare që me miqtë nga Maqedonia e Veriut dhurojnë gjak dhe ndihma humanitare për personat në nevojë.

Vitin e kaluar, rreth 400 persona dhuruan gjak, që është numri më i madh deri më tani. Ky është shembull i mrekullueshëm për atë se si një shoqëri, e përbërë nga persona me prejardhje dhe bindje të ndryshme politike dhe fetare, bashkohen për të bërë një ndryshim pozitiv. Përveç që u rrit, ky aksion u shndërrua në simbol të partneritetit të dy vendeve tona”- tha Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së.

Kryetari i kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, deklaroi se ky aksion është shumë domethënëse pasi promovon dhe solidaritet.

Nuk mund dhe nuk guxojmë që aq shpejtë ti harrojmë ngjarjet e historisë sonë, asaj të afërme dhe asaj të largët. Jo që ata mbesin vetëm si kujtime në vetëdijen kolektive por dhe që të na udhëzojnë dhe mësojnë neve dhe gjeneratat e reja si të jemi të përgatitur për reagime adekuate ndihmesë dhe mbështetje” -pohoi Sait Saiti, Kryqi i Kuq i RMV-së.

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni tashmë 10 vete organizon aktivitetin për dhurimin e gjakut dhe ndihmave të tjera humanitare për personat në nevojë. Për këtë periudhë 2,200 persona kanë dhuruar gjak, janë mbled12 tonë ushqime dhe janë ndihmuar 7520 persona.

Mefail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...