Muajin e ardhshëm pritet të shpallet tenderi për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa punimet priten të të fillojnë në tremujorin e dytë të këtijë viti. Këtë sot e bënë të ditur zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, Ministri i transportit Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov.  Sugarevski theksoi se ndërkohë është duke u kryer riprojektim për shkak të problemeve përgjatë gjithë rrugës në fushën e shpronësimit të tokës dhe projektit bazë të ndërtimit.

 Duhet riprojektim për shkak të nevojës për të zhvendosur pjesë të rrugës nga projekti bazë dhe kjo duhet të bëhet për shkak se në rrugët e parapara me projektin e vjetër janë shfaqur objektet industriale dhe varrezat e sapoformuara. Projekti i tunelit nuk i plotëson standardet aktuale ndërkombëtare për ventilim dhe sistemet e mbrojtjes nga zjarri dhe për këtë do të duher riprojektim. -theksoi Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Drejtori i ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov bëri të ditur se punimet do të kryhen në dy faza, për shkakë të vështirsisë në disa pjesë të rrugës. Sipas Kitanovit pjesa më e vështirë për ndërtim është nga fshati Bllacë deri në Stankovec.

Ky seksion është më i vështirë për projektim dhe ndërtim, për shkakë se në të janë parapar 4 tunele me gjatësi prej rreth 4 km, 8 ura dhe objekte të tjera në rrugë me një gjatësi prej rreth 1.2 km dhe objekte ndihmëse për ndërtim, për pjesën e dytë është paraparë që tenderi të shpallet në vitin 2020. – u shpreh Zoran Kitanov, Drejtor i NP Rrugët shtetërore

Zv.kryeministri Osmani ritheksoi se kjo autostradë është me rëndësi strategjike për vendin.

Ky projekt është projekt me rëndësi strategjike edhe për aspektin ekonomik jo vetëm për ndërlidhjen rajonale dhe politike. Kosova është tregu më i përshtatshëm ekonomik për Maqedoninë duke pasur parasysh se këmbimi tregtar vjetor është diku rreth gjysmë miliardi euro dhe kjo është për shkak afërsisë dhe mundësisë që ofron Kosova si treg. – tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane

Autostrada Shkup-Bllacë do të ketë dy korsi trafiku me nga dy korsi për lëvizje me gjerësi 3.5 metra. Gjerësia totale e projektuar e autostradës është 27.5 metra, gjithashtu edhe në këtë autostradë do të ketë pik pagesë rrugore.

Alsat

 

 

 

 

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...