Në vitin 2018 në rajonin e planifikuar të Shkupit janë anuluar 254 procedura në procesin e prokurimeve publike. Bëhet fjalë për 18 vetëqeverisje lokale ku çdo i katërti prokurim publik ka qenë joadekuat, apo rreth 24% e tyre. Kjo është përqindja më e madhe në pesë vitet e fundit. Hulumtimi i sektorit joqeveritarë që bën mbikëqyrjen e prokurimeve publike ka konstatuar se janë lidhur 27 marrëveshje pa shpallje publike, ndërsa vlera e atyre prokurimeve ka qenë diçka mbi 750 mijë euro.

Sa i përket vetëqeverisjeve lokale, për sa i përket vlerës, më shumë para publike përmes kësaj procedure jo transparente në Rajonin e Planifikuar të Shkupit ka harxhuar Komuna Qendër 173 mijë euro ose 22% të vlerës totale të këtyre kontratave në Rajonin e Shkupit – dhe Qyteti i Shkupit 556 mijë euro ose 71% të vlerës totale të këtyre kontratave në Rajonin e Shkupit”-tha Marija Georgievska, kryetare e ZEN.

Kreatorët e raportit thonë se shqetësuese është që shumica e komunave në Shkup nuk kanë prezantuar sistem për monitorimin e zbatimit të kontratave të lidhura. Vetëqeverisjet lokale në Rajonin e Planifikuar të Shkupit së bashku me Qytetin e Shkupit kanë lidhur 1 .082 kontrata të prokurimit publik në shumë afro 40 milion euro. Në mbarë vendin, vlera totale e këtyre prokurimeve arrin 756 milion euro, që përfaqëson 25 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Maqedonisë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...