Interi ka nisur fazën përgatitore para se të nisë sezonin e ri 2019-2020. Skuadra zikaltër, tashmë nën udhëheqjen e Antonio Kontes kërkon të rikthehet te sukseset e dikurshme, ndërsa në vitet e fundit i është dashur të vuajë triumfin e rivalëve të përjetshëm të Juventusit. Megjithatë, ky mund të jetë sezoni i duhur për të rrëzuar bardhezinjtë nga froni. Të paktën kështu mendon, Milan Skriniar. Qendra e mbrojtjes së Interit, gjithashtu shton se një ditë do i pëlqente të ishte kapiteni i zikaltërve.

Jam gati, ka shumë dëshirë për të nisur sezonin e ri. Besoj se jemi gati. Një ditë dua të jem kapiteni i Interit, por është diçka që nuk e mendoj tani. Kemi një trajner të ri dhe ne duhet të mendojmë për të punuar dhe për të luajtur mirë dhe përmirësuar. Gjithnjë e kam shprehur se dëshiroj të qëndroj këtu dhe jam i lumtur. Konte dihej që ishte një profesionist i madh, e ka dëshmuar prej ditës së parë. Stërvitemi çdo ditë me idenë për të fituar kampionatin dhe duhet të luftojmë për tre vendet e para”, tha Skriniar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...