Bashkëpunim deri në zgjedhje, në vend të përplasjeve partiake. Këtë thirrje e dërgoi zëvendësministrja shtesë e Punës dhe çështjeve sociale, Sanella Shkrijelj, te Ministrja Teknike, Rashela Mizrahi. Mizrahi vizitoi sot Institucionin Special në Demir Kapi. Nga atje deklaroi se kushtet ishin çnjerëzore, dhe pacientët dhe stafi kishin mbetur në mëshirë të fatit.

Nga njoftimet pompoze mund të them këtë si vijon: në fillim të qeverisjes së LSDM-së, ky institucion kishte 227 pacientë me 41 përkujdesës. Kjo do të thotë se një kujdestar kujdeset, për 6 pacientë çdo ditë. Misioni është i pamundur. Një pacient duhet të ketë një përkujdesës- deklaroi Rashela Mizrahi – Ministre Teknike për Punë dhe Çështje Sociale.

Ajo tha se do të përpiqet ta ndryshojë atë situatë, pacientët ta marrin këtë shërbim.

Zv.ministrja shtesë Shkrijelj ndërkaq, tha se funksionimi i institucioneve në kohën e qeverisjes teknike duhet të jetë në interes të qytetarëve, dhe qytetarët nuk duhet të jenë viktima të politikës në periudhën parazgjedhore.

Ne i sigurojmë qytetarët, se nuk do të ketë ndikim në proceset e reformës në ministri, të gjitha të drejtat në fushën e kujdesit social, mbrojtjen e fëmijëve, sigurimet shoqërore të të moshuarve do të jenë dhe do të vazhdojnë të paguhen rregullisht, sipas dinamikës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale- tha Sanella Shkrijelj – Zëvendës Ministre shtesë e Punës dhe Politikës Sociale.

Njëkohësisht, Shkrijel u kërkoi punonjësve të falimentuar, që të bëjnë kërkesë për një kompensim mujor prej 8.000 denarë deri në pensionim, duke filluar nga nesër, në përputhje me ndryshimet më të fundit në Ligjin e Falimentimit. Me këtë shifër, sipas zv.ministres, numri i përgjithshëm i punonjësve të falimentuar, që janë siguruar materialisht është 12,000.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...