Katër shkolla fillore dhe tre çerdhe në komunën Çair dhe Butel, Enti i rehabilitimit të fëmijëve dhe të rinjve, poliklinika Çair, Institucioni i mjekësisë së punës, shkolla e mesme “Cvetan Dimov”. Këto janë vetëm disa nga institucionet që nesër nuk do të kenë ngrohje qendrore. Ngrohtorja “Shkup Veri” nuk ka mjete për blerjen e gazit për prodhim të energjisë termike. Pasi dje në mëngjes është ndërprerë tërësisht furnizimi me ngrohje qendrore, nga kjo kompani thonë se nuk kanë kushte për punë derisa komuna Çair t’ua paguajë borxhin prej mbi 220 mijë euro. Shtojnë se ngrohje do të lëshojnë kur komuna do t’u lëshojë mjete që të mundet ta paguajnë gazin natyror nga “Makpetrol Prom Gas”, të cilët që të premten i kanë njoftuar se do ta ndërpresin dërgesën nëse nuk sigurojnë garanci bankare. Sipas ngrohtores që më datën 13 të muajit të kaluar kanë njoftuar komunën e Çairit se u duhen mjetet për realizim të vazhdueshëm të energjisë termike.

Ngrohtorja Shkup Veri:
“Shkup Veri SHA Shkup për të siguruar garanci për pagesën e gazit natyror, ka kërkuar nga komuna e Çairit pagesë paraprake javore për detyrimet që Komuna e Çairit i ka ndaj ngrohtores Shkup Veri SHA Shkup ose ofrim të garancisë për pagesën. Deri në këtë moment nuk kemi marrë një garanci të tillë dhe për këtë nuk mund të vazhdojmë me mjetet tona t’i përmbushim obligimet ndaj porositësit”.

Nga Komuna e Çairit thonë se nuk është faji i tyre që ngrohtorja nuk ka para për të blerë gaz, por i gjendjes së keqe financiare në të cilën gjendet kompania. Megjithatë, nga komuna konfirmojnë se kanë borxh prej 14 milion denarësh, por sipas marrëveshjes të nënshkruar vitin e kaluar ata rregullisht i përmbushin detyrimet. Për kërkesën e ngrohtores do të vendosin javën e ardhshme.

Komuna e Çairit nuk është subjekti i vetëm që i ka borxh ngrohtores, por nuk mund të sigurojë pagesa të rregullta as nga qytetarët dhe subjektet e tjera që i përdorin shërbimet e tyre”. – theksoi Kushtrim Ala, zëdhënës i komunës së Çairit

Nga Makpetrol Prom Gas një ditë më parë deklaruan se që t’i ofrojnq gaz natyror ngrohtores kanë nevojë për një garanci bankare ose pagesë paraprake. Qytetarët janë të revoltuar nga zhvillimet e tilla mes komunës dhe kompanive. Pavarësisht se paguajnë faturat, ngrohje nuk kanë.

Aleksandra Spasevska

 

 

Loading...

Shpërndaj me