Turneu “Shkodra Boxing Night” është kthyer nga një aktivitet feste që duhej të kthente këtë sport në qytetin verior, në një tragjedi të pashoq në vendin tonë, pasi një boksier ka humbur jetën në një prej dueleve. Bullgari Isus Velçkov, po boksonte kundër durrsakur Ardit Murrja, kur ka humbur ndjenjat pas disa goditjeve të njëpasnjëshme që mori. Ndihma e shpejtë iu dha menjëherë nga mjekët e pranishëm ndërsa ai u transportua drejt spitalit të qytetit të Shkodrës nga ambientet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Por përpjekjet për ta mbajtur në jetë nuk kanë qenë të suksesshme duke shënuar një tragjedi të rëndë për këtë sport në vendin tonë. Pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar pse Velçkov u nda nga jeta edhe pse dyshimet e para janë për atak kardiak gjatë sfidës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...