Mbrojtësi Mexhit Neziri është futbollist i ri i Shkëndijës. Lojtari ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe të martën udhëton drejt Sllovenisë për tu bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore. KF Shkëndija konfirmon akordin me mbrojtësin tetovar Mexhit Neziri. 28 vjeçari vjen nga Ventspilsi i Letonisë dhe firmos kontratë dy vjeçare me kuqezinjtë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Neziri të martën udhëton drejt Sllovenisë ku do të bashkohet me skuadrën në Kranjska Gora ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Neziri kthehet të veshë fanellën kuqezi pas 7 viteve, pasi ishte pjesë e gjeneratës së Shkëndijës e cila në vitin 2011 për herë të parë në historinë e klubit fitoi titullin e kampionit. Neziri zhvilloi tre sezone si kuqezi, ndërsa më vonë luajti me Renovën në skenën vendore dhe Dacian e Moldavisë e së fundmi Ventspilsin e Letonisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...