Ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të Champion League në transfertën me Red Bull Salzburgun solli disfatë për Shkëndijën, e cila gjithsesi në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Shkup do të provojë shanset e saj. Trajneri i kuqezinjve, Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes në ‘Red Bull Arena’ pranoi se ekipi nuk hyri në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitemi dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup, ka thënë Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes së parë me Red Bull Salzburgun në Austri.

Shpërndaj me