Shkëndija do të përballet me Rabotniçkin në Tetovë, pa sulmuesin më të mirë, Besart Ibraimi, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Stafi teknik i Shkëndijës, në krye me trajnerin Ernest Gjokën ka paraparë që mos ta përfshijë Besart Ibraimin në listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Rabotniçkit, duke lënë që të lirë të pushojë së bashku me Mexhit Nezirin. Lista e 18-të futbollistëve do të kompletohet me të riun Abdulvahit Murati nga ekipi U19 i kuqezinjëve. Në këtë situatë Shkëndija pushon lojtarët më të mirë, duke marrë parasysh se në xhiron e fundit të gjysmësezonit të parë në elitë përballen me Vardarin në fundjavë. Takimi Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, në orën 13:00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...