Klubi i Futbollit “Shkëndija” dhe braziliani Huan Felipe, pas 3 muajve, me marrëveshje të dyanëshme kanë ndërprerë bashkëpunimin. Skuadra tetovare konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Huan Felipe, pas takimit të përbashkët, në të cilën kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohëshme të kontratës. KF Shkëndija falemenderoi Huan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e saj, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen

Loading...

Shpërndaj me

Loading...