Kampionët e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve teksa goglat e shortit i rezervuan përballjen me skuadrën estoneze të Nome Kalju. Tetovarët në këtë takim do të nisen si favoritë, ndërsa është mësuar edhe orari në të cilin do të zbresin në fushë në dy takimet e Kampionëve. Ndeshjen e parë, Shkëndija do ta luajë në transfertë, më 9 korrik, në orën 18:00, ndërsa ndeshja kthyese do të jetë më 16 korrik, në stadiumin “Todor Proevski”, në orën 17:00. Megjithatë, tetovarët janë përgatitur për të marrë kualifikimin, ndërsa në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë Shkëndija do të ndeshet në turin e dytë të Ligës së Kampionëve me fituesen e çiftit, Sarajevo-Selltik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...