Skuadra e Shkëndijës shënoi fitoren e parë në futbollin vendor në sezonin e ri , pasi që sot në transfertë mundi Gostivarin me 4-1 dhe siguroi kualifikimin për në 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë. Në këtë fazë të garave do të jenë edhe skuadrat e tjera të Ligës së Parë si: Sileksi, FC Shkupi, Rabotniçki, Boreci dhe Renova , e cila ishte më e sukseshme se Kozhuvi , pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja u mbyll me barazim 3-3. Nga skuadrat e Ligës së Dytë , në 1/8 e finales do ti shohim edhe Osogovën, Pelisterin, Tikveshin, Ohrin dhe Bregallnicën, ndërsa udhëtari i fundit do të mësohet më 28 gusht , kur takohen Sasa dhe Vardari.

 

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales

Fortuna 0–4 Sileksi

Ohrid 1–1 (6-5) Bellasica

Kozhuvi 3–3 (5-6) Renova

Kravari – Labunishti

Teteksi 1–5 Shkupi

Lokomotiva – Struga Trim Lum

Prevalec 0–4 Borec

Osogova 1–0 Pobeda

Gostivari 1–4 Shkëndija

Sasa – Vardari (28 gusht )

Loading...

Shpërndaj me

Loading...