Futbollistët e Shkëndijës para vetes kanë 90-të minutat e fundit kampional për vitin 2019 dhe përballja me Vardarin në Shkup është mundësi e mirë për të shkuar në pushim me rezultat pozitiv. Pasi u lanë të lirë në sfidën e Kupës me Rabotniçkin, në kombinim kthehen Besart Ibraimi dhe Mexhit Neziri. Stenio Zhunior u lëndua ndaj Rabotniçkit, por informtatat e fundit thonë se do të jetë gati për Vardarin. Lideri aktual, Vardari nuk njeh fitoren ndaj Shkëndijës në 11-të duelet e fundit, ndërsa Shkëndija nuk njeh disfatën në pesë transfertat e fundit në Shkup. Në këtë kampanjë dy ekipet janë përballur tre herë, ku sërish statistika flet për Shkëndijën që eliminoi Vardarin nga Kupa e Maqedonisë (barazim 2:2 në Shkup dhe fitore 1:0 në Tetovë), ndërsa dueli i parë në kampionat, në Tetovë, u mbyll me barazim pa gola. Përballja Vardari- Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 13:00.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...