Shkëndija e Tetovës hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, pas një ndeshje dominues në Talin të Estonisë. Edhe pse vetëm një gol i realizuar, me Agim Ibrahimin me penallti, në minutën e 80-të, skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani ishte më kërkuese dhe e mbylli në portë ekipin kampion të Estonisë, Nome Kalju. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Maqedoninë e Veriut, aty ku Shkëndijës do t’i mjaftojë edhe një barazim për të avancuar. Në pjesën e parë, ekipi kuqezi goditi edhe tranversën e portës, ndërsa penalltia erdhi për prekje me dorë në zonë. Pas ndeshjes , trajneri Qatip Osmani nuk fshehu kënaqësinë e triumfit ndaj kampionit të Estonisë, por theksoi se ende nuk është mbyllur kjo çështje.

Është mirë kur në paraqitjet evropiane do të filloni me fitore edhe pse duhet të potencojë se mundeshim që të shënojmë fitore edhe më bindëse. Mirëpo kjo është ndeshja e parë dhe ka shumë rëndësi për ne. Mirëpo nuk duhet të mashtrohemi , pasi që puna e përgjithshme do të duhet të përfundojë , pas një jave para tifozëve tanë dhe të sigurojmë kualifikimin në raundin e dytë,” tha mes tjerash Qatip Osmani.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...