Një grup studiuesish nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) të bindur se nuk jemi vetëm nw gjithësi,  kanë propozuar një metodë radikale për ta bërë praninë tonë të njohur në univers.

Në një studim të ri të fizibilitetit, ekipi thotë se teknologjia lazer mund të përdoret si një fener për të tërhequr vëmendjen e astronomëve alienë drejt Tokës.

Duke përdorur një lazer të fokusuar përmes një teleskopi të madh, studiuesit thonë se kjo dritë gjigante mund të shihet nga 20.000 vite dritë larg.

Në kërkimin e botuar në “Journal Astrophysical”, ekipi i MIT përshkruan se si një lazer me fuqi të lartë 1 deri 2 megavat mund të drejtohet drejt hapësirës nëpërmjet një teleskopi prej 30 deri 45 metrash për të krijuar një fener detektues.

Me këtë konfigurim, rrezatimi infra i kuq nga sistemi do të ishte mjaftueshëm i fortë që një specie inteligjente ta dallonte nga dielli.

Pasi të kapet nga jashtëtokësorët në një sistem të afërt, ne gjithashtu mund ta përdorim këtë lazer për të transmetuar mesazhe të shkurtra, thonë studiuesit.

Sipas ekipit, sistemi mund të krijohet me teknologji ekzistuese dhe instrumente të cilat mund të zhvillohen në të ardhmen.

Loading...

Shpërndaj me