Mbrëmjen e kaluar, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez shkëlqeu në festivalin “Sanremo”, ku prezantoi krah italianit Amadeus dhe moderatores shqiptare Alketa Vejsiu.

Georgina tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, duke ndërruar tre fustane brenda natës.

Mirëpo, e dinit se dy prej tyre janë të stiluar nga stilistja e njohur Lia Stublla?

Vetë Lia ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot e Georgina-s, duke treguar se fustanet që i dhanë aq shumë shkëlqim janë punim i saji.

Bëhet fjalë për fustanin e bardhë bust, me një të çarë në njërën këmbë si dhe një tjetër të po të njëjtit model, por në ngjyrë gold dhe me gurë të shumtë.

Kjo nuk është hera e parë që Lia vesh partneren e futbollistit me famë botërore.

Georgina zgjodhi që Lia ta vishte edhe në një event në Shanghai, ku shkëlqeu me veshjen e saj.

 

View this post on Instagram

 

Gorgeous @georginagio🥰🌹 wearing LS in SANREMO 2020 ❤️

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on

Loading...

Shpërndaj me

Loading...