Tetë persona u arrestuan në Bullgari pas shkatërrimit të një rrjeti të dyshuar se ka kaluar që nga 2017 mijëra minorenë apo adoleshentë afganë drejt Europës Perëndimore, njoftoi sot prokuroria e Sofjes.

Këto persona të dyshuar, një irakian si kreu i dyshuar i rrjetit, katër afganë, një sirian dhe dy bullgarë u arrestuan të hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Sofje dhe në juglindje të vendit.

Të gjithë ishin shtetas me banim në Bullgari.

Rrjeti është i dyshuar se ka kaluar që prej fillimit të 2017, 30 deri në 40 persona në javë nga kufiri turk deri në Serbi, ku atje, migrantët përpiqeshin të kalonin në Francë, Gjermani ose Britaninë e Madhe.

”Migrantët, shumica afganë të moshës nën 16 vjeç dhe pa dokumente, kalonin në korridore të rrezikshme nëpërmjet lumenjve dhe pyjeve të dendura, duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën”,  thekson prokurorja Siyka Mileva.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...