Plot 90 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe SHBA-ve, i thirrur nga vet  Rama për t’i informuar për shkeljet Kushtetuese që sipas tij ka bërë Presidenti Meta duke anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas mbledhjes, në dalje të selisë së Qeverisë në Tiranë, as ambasadorët e as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë dhënë deklarata.

Një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim. Sot kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.

Përpara medieve, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e PS. nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do te nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...