Besir Alili pas suksesit në Faenza të Italisë, ku u shpall kampon i Evropës për kadet në mundje të stilit të lirë, sot u mirëprit në Agjencinë për Rini Dhe Sport. Drejtori I këtij institucioni, Darko Kaevski, potencoi se mundësi Alili ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe me këtë meriton një falënderim të madh.

Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

Maqedonia është krenare për at ëqë ndodhi dhe dje ishim dëhsmitar se pa marë parasysh në dallimet në mes qytetarët, të gjithë festuan rezultatin e madh. Kjo tregon se sporti është ambasadori ynë më i madh dhe kjo tregon se sporti është në drejtim që të bashkojë dhe të promovojnë së bashku shtetin tonë. Në mbledhjen e ardhshme të këshillit pran Agjencionit për Rini dhe Sport , gjatë ditës së premte, do të propozojë që ti jepen 1 milion denarë , ose 800 mijë personalisht për atë dhe 200 mijë për trajnerin.

 

 

Trajneri Sufian Ismaili beson se kjo gjeneratë do të shënojë rezulate më të mira në të ardhmen.

Sufian Ismaili, trajner i Maqedonisë për kadetë

Ne këtë vit arritëm vetëm një medalje të marrim edhe pse edhe mundësit e tjerë ishin afër medaljeve, dy prej tyre afër medaljes së bronzit , por që nuk aritën qëlimin që të jenë medalist . Besojmë se herave të tjera do të sjellim edh emë shumë medalje ndërkombëtare.

Ekspedita e Maqedonisë, në konkurencën e kadetëve dhe kampioni evropian Besir Alili u prit nga kryetari i qytetit, Petre Shilegov, i cili premtoi se qyteti do të jep përkrahje të njëjtë financiare, si klub ose si individ.

Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit

Unë edhe dje thash se më 5 korrik në mbledhjen e Këshillit të qytetit, unë do të dal me kërkesë që të japim shpërblim financiar për kampionin dhe çdoherë kur do të ketë kësisojë pune, pasi që nuk dua ti ndajë, pasi që nuk jam njeri që ndaj gjërat, dhe secili klub në kuadër të qyetit të Shkupi ose ndonjë individ, që do të arrijë sukses, unë do të qëndrojë pas tyre , pasi që kjo është mënyrë e mirë që ta stimulojmë…”

Besir Alili pas kësaj e pret Botërori dhe Lojrat Evropiane për mundësit e rinj, në të cilat do të kërkohet bileta për pjesëmarrjes për Lojrat Olimpike.

Mahir Thaçi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...