Konsorciumi gjermano-kroat që do të operojë me deponinë e Shkupit Drislla, në 35 vitet e ardhshme, do të jetë nën mbikëqyrjen e fortë të institucioneve, siguron kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Do të dihet saktësisht se çfarë do të digjet në stufat dhe se si do të trajtohen mbeturinat që vijnë në deponi, tha Shilegov për Alsat. Ai siguron që Drislla nuk do të jetë më ndotësi i kryeqytetit. Edhe pse nuk është pjesë e kushteve, ai shpreson se nga mbeturinat, qyteti mund dhe të përfitojë shumë.

Dëshira ime është në fund të ditës t’ia dalim, ndonëse kjo nuk është objekt i dokumentacionit të tenderimit, Qyteti i Shkupit do të ketë repart për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa energjensi do të jetë mbeturina që e krijojnë shkupianët”-pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në bashkëpronësi të konsorciumit është edhe kroati Petar Pripuz. Ai në vendin e tij është arrestuar për kurdisjen e tenderëve dhe për shpërdorime gjatë menaxhimit të mbeturinave. Ky informacion hasi në reagime të ashpra nga opozita në vend, por Shilegovi shprehet se nuk ka çfarë të bëjë këtu, meqë kjo kompani fillimisht është zgjedhur nga pushteti paraprak, i cili tani kundërshton përzgjedhjen.

Administrata e mëparshme e qytetit e zgjodhi atë njeri apo atë konsorcium, të mund të jetë pjesë e procedurës që e ka Drislla. As nuk është zgjedhja e kryetarit aktual të komunës së Shkupit, por pozita ligjore është ajo. Kështu që edhe njëra edhe tjetra kompani janë zgjedhje e pushtetit të mëparshme të qytetit, ajo që ne e ndryshojmë nga më parë është se ne do të insistojmë në një marrëveshje strikte dhe përmbushje të plotë të marrëveshjes”-theksoi Petre Shilegov, kryetarë i Qytetit të Shkupit.

Konsorciumi gjermano-kroat i udhëhequr nga kompania Sholc futet në lojë në deponinë Drislla pasi Qyteti i Shkupit vendosi të prishet kontrata me kompaninë italiane FCL Ambiente. Kompania italianë ishte e obliguar të investojë në Drisla 70 milionë euro, por nuk ndodhi asgjë nga kjo. Gjykata administrative njëherë e anuloi vendimin e Qytetit të Shkupit, kompania italiane Ambiente të jetë partnere e autoriteteve lokale ne biznesin me menaxhimin e mbeturinave. Por edhe përkundër vendimit të këtillë të gjykatës, ish kryetari i Shkupit, koce Trajanovski i mbështetur nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së edhe njëherë e miratuan vendimin e njëjtë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...