Pas publikimit në rrjetet sociale të fotove me pamje të mbeturinave në oborrin e Konviktit studentor “Pellagonia”, ndërmarrjet e qytetit kanë ndërmarr një aksion për pastrimin e hapësirave të jashtme. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk është përgjegjësi e tyre, për të pastruar oborret, por këtë e bëjnë si akt vetëdijesimi për qytetarët.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve të organizojnë shërbimet për pastrimin e hapësirave të tyre. Të gjitha komunat të kujdesen për higjienën publike dhe të gjithë qytetarët bashkërisht me neve të ndihmohemi për mirëmbajtjen e higjienës publike të Qytetit të Shkupit”- pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Drejtori Murtezani tha se do të vendosen kamera vëzhguese për t’i identifikuar studentët e pandërgjegjshëm, duke paralajmëruar vënie gjobash dhe përjashtim nga konvikti.

Shërbimet çdo ditë e kryejnë punën e tyre dhe i pastrojnë mbeturinat, ndërsa më së shumti plehra mblidhen gjatë kohës së fundjavës kur shërbimet nuk punojnë. Apeloj që të gjithë studentët të sillen në mënyrë më të ndërgjegjshme për mirëmbajtjen e higjienës dhe ruajtjes së mjedisit jetësorë”- tha Bujar Murtezani, drejtor në Konviktin “Pellagonija”.

Në këtë Konviktin banojnë rreth 1,000 studentë, të cilët ankohen për kushtet në akomodimit dhe të shërbimin në mensë. Ata, me të dëgjuar për aksionin e ndërmarrë, dje vet i kanë paraprirë pastrimit.

Adnan Qaili

Loading...

Shpërndaj me