Qyteti i Shkupit i bën thirrje shitësve ilegal të cilët tani tri ditë po bllokojnë rrugën e Bit Pazarit t’i ndërpresin bllokadat dhe t’a pranojnë ofertën e Qytetit të Shkupit, komunës së Çairit dhe “Skopski Pazarit” që të legalizojnë veprimtarinë e tyre. I pari i Shkupit tha se patjetër të zgjidhet kaosi i krijuar nëpër trotuare nga tezgat të cilat në mënyrë jolegale bëjnë shitjen e produkteve të ndryshme.

Kaosi në Bit Pazari i cili është problem shumë vjeçar patjetër të zgjidhet. Qyteti vendosi ta rregulloj këtë pjesë, dhe për këtë qëllim do të rikonstruohen trotuaret, do të vendosen ulëse dhe mbrojtëse lulesh , do të rregullohet stacioni i taksive, do të rekonstruohen dhe ndriçohen rrugët e bulevardit për nga Çarshia dhe do të çlirohen trotuaret nga shitësit mobil – tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shilegov tha se nuk ka nevojë për takim mes Qytetit dhe shitësve ilegal sepse ata kanë pasur më herët disa takime mes vete ku janë ofruar zgjidhje të mundshme. Për momentin në Bit Pazar ka 130 vende të lira për tezga të cilat mund t’i marrin me qira tregtarët ilegal.

Ne iu mundësuam tezga pa pagesë për dy muaj për tregtarët të cilët do të hyjnë në treg dhe do të vazhdojnë të punojnë në tezga. I ofruam mundësi të barabarta, me të kushte të njejta për punë në treg. E them publikisht se vëmendje të vëmendje të njëjtë po i kushtojmë dy anëve Vardarit. Regulli dhe rendi duhet të vlejnë gjithkund – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Gjatë ditës së djeshme komuna e Çairit deklaroi se aksioni për pastrimin e trotuareve përgjatë rrugës që të shpie në Bit Pazar do të përfshijë edhe kioskun pranë Urës “Ali Tobaco” për të cilin shitësit patën ankesa përse i njejti nuk largohet. Nga komuna thanë se objekti është ilegal por se kanë pranuar një kërkesë për legalizim dhe se vetëm pasi organet kompetente të vendosin atëherë do të veprohet nga ana e tyre edhe për objektin në fjalë.

Vjollca Aliti 

Shpërndaj me