Nesa Marku ishte e ftuar në emisionin e Pasdites për të treguar detajet e një eventi humanitar që të rinjtë e Fakultetit të Arteve në Tetovë me regji të Murat Zharkës kanë realizuar këto jave për të ndihmuar një vajzë nga Kosova.

Yllka Leti  është një 13 vjeçare që vuan nga fibroza cistike, një sëmundje që nuk ka ende shërim dhe ilaçet për ta shëruar përkohësisht kushtojnë shumë. Me këtë rast 13 vjeçarja nuk ka dashur të kërkojë ndihmë për parate, por ka shfrytëzuar talentin e saj në pikturë, duke i shitur veprat e saj që të fitojë paratë.

Puna e saj u ndihmua nga shumë qytetarë jo vetëm në Kosovë por edhe vende të tjera dhe të rinjtë nga Maqedonia, vendosën që të publikojnë një material filmik që tregonin jetën e vogëlushes, paratë e së cilës i’u dhanë asaj.

Pjesë e organizimit ishte edhe Nesa Marku që u mor më tepër me postproduksionin e filmit, duke ndihmuar edhe studentët e tjerë më organizimin. Ajo rrëfeu emocionionet që përjetuan të gjithë të pranishmit por theksoi se ndihma duhet të ishte më e madhe sidomos nga biznesmenët pasi të rinjtë i kanë mundësitë e kufizuara financiare.

Nesa Marku ndjehet e lumtur që ka kontribuar pak a shumë në këtë projekt dhe uron që për vogëlushen të bëhet akoma më tepër pasi edhe nga sa e ka parë nga afër është një vajzë plot shpresë.

Përveç kësaj Nesa foli edhe për studimet e saj jashtë vendit, në Barcelonë, dallimin e të rinjve të vendit dhe atyre spanjoll si dhe vendimin për tu rikthyer sërisht në vend. Sipas Markut, në vendet e jashtme mundësitë janë më të mëdha por ndjenja për familjen e superon këtë gjë dhe mundësitë që merr nga jashtë mund ti realizosh edhe në vendin tënd.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...