Moderatores Wendy Williams nuk i bën përshtypje asgjë kur vjen puna tek reperët që preferon. Ndonëse ka vite që konflikton me reperin 50 cent, ajo shkoi në koncertin e tij, por jo për të.

Ky fakt i ka rënë në sy artistit, i cili bëri një postim në Instagram ku shkruante: “Nuk mund të shfaqesh në festën time kur flet për mua. K***ë prit jashtë.”

Wendy ka reaguar menjëherë për këtë. Ajo tregoi se ishte atje për djalin e saj dhe për reperin Snoop Dog.

Burime pranë moderatores tregojnë se hyri në klub me forca sigurie dhe djalin e saj Kevin Jr. Ky i fundit kishte 19-vjetorin e lindjes dhe nëna e coi të dëgjonte reperët e preferuar. Në koncert performonin Snoop Dogg, Jacquees, Fabolous, Trey Songz dhe 50 cent.

Të dy qëndruan në zonën e Snoop, me të cilin bënë edhe fotografi, pa shkaktuar asnjë konflikt brenda në klub.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...