Një ish-këngëtar i famshëm pop, prej 17 vitesh në mërgim në SHBA, sepse nuk kishte kryer shërbimin ushtarak, mori sot autorizimin nga drejtësia që të rikthehet në Korenë e Jugut.

Në vitin 2002, Steve Yoo, këngëtar i njohur i popit korean të viteve 1990, mori shtetësinë amerikane, duke hequr automatikisht dorë nga ajo koreano-jugore dhe duke iu shmangur kështu rekrutimit.

Kjo ngjarje shkaktoi skandal te opinioni i kohës  dhe Ministria e Drejtësisë ia ndaloi rikthimin në vendlindje, duke i refuzuar sistematikisht të gjitha kërkesat për leje hyrjeje, ndalim ky që iu hoq nga Gjykata e Lartë e Seulit.

Të rinjtë e shëndetshëm kryejnë një shërbim ushtarak prej 21 muajsh.

Pjesa më e madhe e 599 000 ushtarëve të Koresë së Jugut janë rekrutë, kundrejt Koresë së Veriut me 1,28 milionë ushtarë dhe me të cilën gjendja e luftës nuk është shpallur kurrë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...