Është gjetur pa shenja jete trupi i personit nën pjesën e rrënuar të ish-hotel “Adriatiku” në qytetin e Mitrovicës në Kosovë.

Sipas disa mediave kosovare trupi i pajetë i personit po bartet për në Prishtinë.

Dje rreth orës 17:00 katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një kishte mbetur brenda, ku si pasojë pas plot 6 orëve të kërkimit është gjetur pa shenja jete. Personi i gjetur  besohet të jetë V.B. 27 vjeç nga Mitrovica.

Sipas informacioneve të para dyshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...