Zjarri në Katedralen Notre Dame është duke u përhapur me intensitet të madh. Si pasojë e zjarrit të madh është shembur kupola qendrore e katedrales.

Kryebashkiaku i Parisit, Ana Hidalgo e përshkroi rastin si një “zjarr të tmerrshëm” dhe u kërkoi personave në afërsi të respektojnë kufizimet për qarkullim rreth vend ngjarjes, të vendosura nga ekipet e zjarrfikësve.

Shkaku nuk është ende i njohur, por është e mundur që zjarri të lidhet me rinovimin e katedrales, e cila është në zhvillim e sipër.

Presidenti Macron ka ndryshuar planin që kishte, respektivisht nuk do ti adresohet kombit në lidhje me planin e tij për të dalë nga kriza pas protestës së jelekëve të verdhë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...