Një tjetër mësuese është arrestuar në SHBA pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të sajin.

16-vjeçari i ka treguar policisë se mësuesja e fizkulturës, 29-vjeçarja Lindsej Hallsted, i kishte dërguar rregullisht foto lakuriq, para se të dilnin bashkë një natë e të kryenin marrëdhënie në makinë, prapa një hoteli.

Mësuesja 29-vjeçare u arrestua për abuzim seksual dhe për vënie të një të mituri në rrezik.

Është krim që një mësuese të kryejë marrëdhënie seksuale me një nxënës, që praktikisht është fëmijë, pavarësisht zhvillimit dhe pothuajse pranë moshës madhore.

Por në SHBA po shihen gjithnjë e më shumë mësuese femra që po arrestohen për këto krime.

Më përpara, femrat nuk arrestoheshin, vetëm mësuesit meshkuj. Kjo tregon se kjo gjë mund të ketë vazhduar prej kohësh, por tani që po arrestohen edhe femrat, SHBA po sheh shkallën e madhe të kësaj dukurie.

“Këto janë gra të martuara, gra që kanë lidhje serioze në jetë dhe që kanë fëmijë. Janë gra që mund të jenë ndarë dhe përpiqen të rikrijojnë diçka në mendjen e tyre që t’i rikthejë te situatat e fëmijërisë, kur kanë pasur emocionet e para seksuale”, thotë një psikolog për Neë York Post.

“Por edhe pse nxënësit mund të duken të rritur fizikisht, ata nuk janë të përgatitur emocionalisht për t’u përballur me ngarkesën e të qenit i dashuruar ose në marrëdhënie seksuale me një mësuese, e cila ka gjithashtu autoritetin profesional”, shton ai./TCH

Heather Lee Robertson, 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me tetë nxënës.

Stephanie Peterson u dënua me 3 vite burg. Justifikimi në gjykatë ishte që “nxënësi kishte këmëngulur shumë dhe që kishte dashur vërtet shumë që të kryenin marrëdhënie.

Jessie Goline, e martuar, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me katër nxënës. Dy prej tyre i kishte ftuar në të njëjtën natë në shtëpi, për seks treshe.

Randi Zurenko, nënë e 5 fëmijëve, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me dy nxënëse femra.

Brittany Zamora kryente marrëdhënie me nxënësin e saj 13 vjeçar. E merrte natën nga shtëpia dhe kryenin marrëdhënie në makinë. Prindërit vunë re diçka që nuk shkonte, dhe i vunë djalit një përgjues.

Michelle Preston u dënua me 3 vite burg pasi pranoi që kishte kryer marrëdhënie me tre nxënës.

Shanwetta D. Reece është arrestuar dy herë për të njëjtën akuzë, atë të marrëdhënieve seksuale me nxënës.

Allyson Moran u akuzua se e kishte ftuar një nxënës në shtëpi, e kishte çuar te një dhomë pa dritare dhe kishte kryer marrëdhënie. Ajo këmbëngul se aktet seksuale i nisi nxënësi.

Jessica Storer u dënua me dy vite burg pasi kreu marrëdhënie me një nxënës të cilit bashkëshorti i saj i kishte dhënë alkool, te shtëpia e çiftit.

Debra Lafave u dënua me burg sepse kreu marrëdhënie me një nxënës 14 vjeçar.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...