Presidenti Donald Trump firmosi sanksionet e reja e më të ashpra financiare financiare ndaj Iranit, objektivi i të cilave është në veçanti Udhëheqësi Suprem i vendit, Ayatollahu Ali Khamenei.

Trump sqaroi se urdhri ekzekutiv do të frenojë qasjen që Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin theksoi se sanksionet e reja do të bllokonin pasuri të Iranit me vlerën e dhjetra miliarda dollarëve.

Sipas presidentit amerikan, urdhri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e Shteteve të Bashkuara ndaj goditjes nga Teherani javën e kaluar të një avioni amerikan pa pilot, për të cilin Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit.

Irani pretendon se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore. Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së një konfrontimi të armatosur mes të dy vendeve, pasi zyrtarët amerikanë kohët e fundit fajësuan Teheranin për sulmet ndaj dy cisternave me naftë në ngushticën e Hormuzit.

Irani i mohon edhe këto akuza. megjithëse po vendos sanksione, Trumpi u shpreh se mezi pret që të vijë koha kur ato të hiqen./tch

Loading...

Shpërndaj me

Loading...