Raporti i prokurorit special, Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në Presidencialet amerikane në vitin 2016 dhe dyshimet për pengim të drejtësisë që prekin Donald Trump, do të publikohet të enjten, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

Publikimi i këtij raporti prej 400 faqesh, në një version ku janë hequr pjesët konfidenciale, do të nxirret tre javë pas botimit nga ministri i Drejtësisë, Bill Barr të një përmbledhje prej katër faqesh.

Ministri njoftoi, më 24 mars, pari përfundoi hetimi se “Mueller nuk kishte gjetur prova të ndonjë lidhjeje mes Rusisë dhe kandidatit republikan”.

Loading...

Shpërndaj me