Administrata e Uashingtonit ka dhënë urdhër urgjente i cili i është drejtuar personelit amerikan në Irak që menjëherë të tërhiqen.

Siç transmeton “Russia Today”, ambasada amerikane në Bagdad ka kumtuar se ka urdhër që i gjithë personeli i cili nuk është “për raste urgjente”, menjëherë të kthehet në SHBA.

Ky veprim vjen me rastin e ngritjes së tensioneve në relacionin SHBA – Irak, por edhe për shkak të kërcënimeve të ndërsjellët në mes të SHBA dhe Iranit.

Disa të punësuar në ambasadën e Bagdadit tashmë ka filluar ta braktisë ambasadën, si dhe të punësuarit në konsullatën amerikane në Erbil, kryeqytetin e kurdëve irakianë.

RT përkujton se administrata e SHBA të dielën i ka paralajmëruar qytetarët që të mos shkojnë në Irak, dhe që mos të “vonohen” atje për shkak të gjithë kësaj çfarë po ndodhë. Gjithashtu është suspenduar edhe dhënia e vizave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...