Personi i cili hapi zjarr drejt turmës në një lokal në Thousand Oaks, në Kaliforni, ishte një ish-marins i moshës 28 vjeç, njoftoi Geoff Dean, sherifi i komptesë së Venturas, në periferi të Los Angeles.

I dyshuari i cili mendohet të ketë vrarë veten, quhej David Long dhe kishte shërbyer në forcat speciale të Marinës.

Sherifi i komptesë Ventura, Geoff Dean bëri të ditur gjatë një konference shtyi se kishin pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik, duke shtuar se kolegët e tij ishin thirrur në shtëpinë e tij për një grindje në prill të këtij viti.

Long ishte i armatosur me një pistoletë Glock 21 të kalibrit 45.

Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi.

Loading...

Shpërndaj me