Përballë Rusisë që gjithnjë e më shumë ka shtuar praninë e forcave në kufijtë e zonës së NATO-s, Shtetet e Bashkuara kanë filluar shfaqjen e forcës në Detin Mesdhe.

Për herë të parë nga viti 2016, SHBA vendosi dy transportues të avionëve të klasës Nimic, duke i treguar Moskës se SHBA nuk do të tërhiqet nga kjo zonë e rëndësishme gjeopolitike, transmeton Ksp.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësojnë rivalët e mundshëm dhe ne, si amerikanë do të luftojmë për interesat e tyre, si dhe interesat e aleatëve anembanë botës”, tha admirali James Fogo, komandant i Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.

CNN ka pasur qasje ekskluzive në operacionet e transportuesit të avionëve, të cilat shërbejnë për të përmirësuar koordinimin ndërmjet dy grupeve që përbëhen nga disa anije dhe deri në 120 avionë.

Rusia po angazhohet gjithnjë e më shumë në forcat e saj në shumë vende ku ka përplasje diplomatike me Shtetet e Bashkuara, raporton CNN, duke shtuar se Siria mban një prani të madhe ushtarake dhe është afër nënshkrimit për dhënie me qira afatgjate të portit Tartus, ku forcat e saj detare janë tashmë në vend.

Marina ruse ka përmirësuar ndjeshëm portin e Sevastopolit në Krime, dhe ka vendosur anije të reja atje dhe ka përmirësuar nëndetëset e saj.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj thonë se Rusia është duke u bërë më e guximshme dhe duke përforcuar praninë e saj në Atlantik dhe Arktik./Ora

Loading...

Shpërndaj me

Loading...