Inovacioni ekonomik, Veseli vlerësohet...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindor...
Lexo më shumë...Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të përgatiten të dërgojnë një anije ushtarake në Detin e Zi dhe i kërkuan Departamentit të Shtetit të njoftojë Turqinë për këtë, thanë zyrtarë amerikanë për CNN.
Kjo lëvizje, sipas këtyre zyrtarëve, paraqet përgjigje ndaj konfiskimit rus të anijeve ukrainase në kalimin e Kerçk që lidh Detin e Zi dhe Detin Azov.
SHBA është e detyruar të informojë Turqinë për kalimin e anijes ushtarake përmes ngushticës sipas Konventës Montreux të vitit 1936, i cili rregullon kalimin e anijeve luftarake nëpërmjet Bosforit dhe Dardaneleve, të cilat lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi.Sipas kushteve të marrëveshjes, vendet që nuk kanë një bregdet në Detin e Zi duhet ta njoftojnë Turqinë të paktën 15 ditë përpara tranzitit përmes detit.
Një zëdhënës në Departamentin e Shtetit tha se SHBA po kryenin aktivitete në përputhje me Konventën e Montreux.“Ne nuk do të komentojmë mbi natyrën e korrespondencës tonë diplomatike me qeverinë turke. Flota jonë e gjashtë amerikane është gjithmonë e gatshme të përgjigjet kur është e nevojshme”, tha komandanti Kyle Raines, një zëdhënës i flotës, i cili mbikëqyr operacionet detare në rajon.”Ne kemi të drejtë të veprojmë lirisht dhe në përputhje me ligjet dhe normat ndërkombëtare,” shtoi ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindor...
Lexo më shumë...Kamenosi do të mban përgjegjësi nëse më ndodh mua dhe familjes time diçka, shkruan Nikos Kocias në padinë, që ...
Lexo më shumë...“Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare në Shqipëri për të bojkotuar Parlamentin dhe për deputetët që ...
Lexo më shumë...Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka reaguar në profilin e saj në Facebo...
Lexo më shumë...