Trajneri i Kosovës, Bernard Shalland ashtu siç paralajmëroi edhe qëndroi në fjalën e tij se do të jetë në Shkup dhe në stadiumin “Todor Proeski” për të parë për afër përballjen mes Maqedonisë dhe Izraelit. Trajneri Shalland tërë kohën shënonte në fletorën e tij, duke regjistruar çdo pikë të fortë dhe të dobët të përfaqësueses së Maqedonisë. Natyrisht në fletushkën e tij është sigurisht Enis Bardhi , i cili në këtë përballje ishte fantastik, duke goditur edhe njëherë traversën. Tani trajneri Shalland ka pasqyrë më të qartë për kundërshtarin e ardhshëm në kuadër të play offit në Ligën e Kombeve, në muajin mars të vitit 2020

Loading...

Shpërndaj me

Loading...